Alb'swiss TV
Lajme

Gecaj i LDK-së – Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin

gecaj-i-ldk-se-–-vjosa-osmanit:-edhe-nga-strofulla-e-covidit-nuk-e-le-rahat-popullizmin

Këshilltari i Veliut– Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin.

Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar u.d të presidentit Vjosa Osmani dhe deklaratës së saj të fundit kundër zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Gecaj në Facebook ka thënë se Osmani është duke folur nga “strofulli i COVIDIT”, deklaratë që vjen pasi që u.d e presidentit ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv pas testit me koronavirus.

Ai e ka quajtur populiste deklaratën e Osmanit.

“Edhe nga strofulli i COVID-it nuk e lë “rehat” popullizmin”, ka shkruar Gecaj.

Pak më parë, Osmani i ka dalë në krah deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevcit duke i reaguar zëvendëskryeminsitrit Driton Selmanaj dhe deklaratës së tij për të pagjeturit.

Osmani tha se njerëzit e Kosovës nuk janë lodhur duke folur për të pagjeturit por nga politikanët e papërgjegjshëm.

Të ngjajshme

E dhimbshme, vdes 24-vjecarja nga Ferizaj që u dërgua për shërim në Turqi

albswiss.com

Komuna e Obiliqit merr vendim të ndajë nga 100 euro për të infektuarit me koronavirus

albswiss.com

Inspeksioni i Prishtinës dënon AAK’në dhe Nismën për mosrespektimin e masave anti-Covid

albswiss.com