Alb'swiss TV
Lajme

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në një banesë në Prishtinë

gjendet-pa-shenja-jete-nje-shtetas-i-huaj-ne-nje-banese-ne-prishtine

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Dëshmitarët kanë njoftuar policinë se viktima, shtetas i huaj, është gjetur pa shenja jete në banesën ku po jetonte.

“Tre dëshmitarë meshkuj Kos.kanë njoftuar se kishin gjet pa shenja jete viktimën mashkull shtetas i huaj në banesën ku po jetonte. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Obduksion”, ka njoftuar policia.

Të ngjajshme

Ejupi: Besojmë se njerëzit imunizohen një muaj pasi të vaksinohen

albswiss.com

Punëdhënësit mashtruan punëtorët, i deklarojnë kontributet, por s’i paguajnë në Trust – ATK hesht

albswiss.com

Malishevë: 91 raste aktive me koronavirus

albswiss.com