Edhe një grabitje në Prishtinë, hajnat i vjedhin para një barnatoreje.
Ditëve të fundit është rritur numri i grabitjeve në Kosovë.
Një grabitje sonte ka ndodhur në një barnatore në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Krasniqi.
Policia ka dal dhe po merret me këtë rast.