Alb'swiss TV
Showbiz

Grimerja e njohur shqiptare rrëfen përvojën me koronavirus: Fola me babanë që më ka vdekur

grimerja-e-njohur-shqiptare-rrefen-pervojen-me-koronavirus:-fola-me-babane-qe-me-ka-vdekur

Grimerja e njohur shqiptare ka rrëfyer përvojën me koronavirus.

Makeup artistja Merita Merja ndau me publikun eksperiencën e vështirë pas infektimit me Covid-19.

Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja në “Ftesë në 5”.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.

“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardhur motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.

Të ngjajshme

Learta do të ndervozohet, shikoni çfarë foto ia ka publikuar Engji

albswiss.com

Pak para lindjes, Elita publikon një imazh që do ta ‘çmend’ Gjikon!

albswiss.com

E dhimbshme: Mësohet arsyeja e vdekjes së grimeres së njohur kosovare

albswiss.com