fbpx
2.1 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Haaland – Chelsea, lajm bomë nga Anglia

Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se Chelsea e dëshiron me çdo kusht sulmuesin norvegjez.

Madje presidenti i klubit të Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro për Haalandin.

Abramovich thuhet se i ka premtuar trajnerit, Thomas Tuchel, se do ta transferojë Haalandin, në rast se londinezët kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Për Haalandin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Haaland këtë sezon ka shkëlqyer te Dortmundi, ku në të gjitha garat ka shënuar 31 gola dhe tetë asistime.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img