Ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, është hapur procedurë disiplinore, pas akuzave të bëra ndaj gjyqtarëve nga ndeshja e fundit Gjilani – Llapi.
Kështu ka bërë të ditur sot Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë.
Përveç Tahir Batatinës, në procedurë disiplinore kanë përfunduar edhe pesë futbollistë.
Inicime disiplinor
ndaj lojtarit të KF ”Dukagjini” me nr fanelle 5, Elton Basri dhe nr ID.000816M87; motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita.
ndaj lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 23 Kushtrim Shabani dhe nr ID.000816M97; motivi: Në minutën e 58-të e shkelmon lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi.
ndaj kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina me nr ID.001144M77; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive.
ndaj lojtarit të FC ”Prishtina ” me nr fanelle 13, Erando Karabeci dhe nr ID.024567M88; motivi: Ndërhyrje brutale duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – Ulpiana.
ndaj lojtarit të SC ”Gjilani” me nr fanelle 21, Muhamet Dubova dhe nr ID.000960M01; motivi: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi.
ndaj lojtarit të KF ”Fushë Kosova” me nr fanelle 23, Erblin Uka dhe nr ID.0005777M97; motivi: Në minutën e 85-të godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Vushtrria” – thuhet në njoftimin nga Federata e Futbollit e Kosovës.