Alb'swiss TV
Lajme

Haradinaj bisedë me ambasadorin amerikan: Mora mbështetjen amerikane për tejkalimin e gjendjes

haradinaj-bisede-me-ambasadorin-amerikan:-mora-mbeshtetjen-amerikane-per-tejkalimin-e-gjendjes

Ramush Haradinaj ka realizuar një takim virtual me ambasadorin amerikan.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polneroë.

Haradinaj ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.

“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.

Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se “Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”.

Të ngjajshme

Anëtari i PDK-së: Kurti ia përfundoi karrierën Osmanit, ai është vet kryeministër, vet president

albswiss.com

Daneil Serwer: Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën, do të duhet ta presim dikë tjetër që do ta bëjë.

albswiss.com

Sot fillon fushata për zgjedhjet në Podujevë, garë e ashpër mes këtyre dy partive

albswiss.com