fbpx
26.6 C
Geneva
Wednesday, July 17, 2024

Henderson apo De Gea? Njëri duhet të largohet nga Man Utd

Njëri duhet të largohet nga Manchester United

Edhe pse për momentin është thjesht një ide, më i dëmtuari nga kjo situatë do të dilte pa dyshim portieri spanjoll, De Gea. Henderson shihet nga drejtuesit e “Djajve të Kuq” si alternativë e besueshme për të ardhmen.

Tashmë 23 vjeç, ai ka qenë në hijen e De Gea, pavarësisht nga fakti se disa herë ka pasur shumë dyshime mbi spanjollin.

De Gea është bërë baba së fundi dhe nuk ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore, duke i dhënë mundësi “gardianit” anglez të luajë titullar në disa takime. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të varet kryesisht nga performanca e tij në këto ndeshje.

Nëse Henderson do ta bindë trajnerin norvegjez Solskjaer, atëherë do të jetë momenti për ndryshim cikli në portën e Manchester United.

Në të kundërt, De Gea madje do të kthehej numri 1 i portës, me mision bindjen e stafit teknik në këtë pjesë të fundit të sezonit, në të cilin United po luan asgjë më pak sesa pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img