Alb'swiss TV
Lajme

Hoti: Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës

hoti:-kengetari-ismet-peja-ka-hyre-ne-historine-artistike-te-kosoves

Sot ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare këngëtari kosovar, Ismet Peja.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka bërë sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës të ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja.

“Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij, sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por ne do ta kujtojmë gjithmonë më këngët e tij”, tha Kryeministri Hoti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, kryeministri Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.

Të ngjajshme

Ministrja Bajrami nuk pranon të flasë për kontratën e dyshimtë të MI-së, thotë se për ato përgjigjet Abrashi

albswiss.com

Pamje: Si nisi e ku përfundoi përplasja fizike e deputetëve në Kuvend

albswiss.com

Qeveria e presidenca pa konsensus për drejtorin e ri të AKI-së

albswiss.com