Hysaj bëhet ‘mollë sherri’ mes Gattusos dhe presidentit të Napolit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Hysaj bëhet ‘mollë sherri’ mes Gattusos dhe presidentit të Napolit

hysaj-behet-‘molle-sherri’-mes-gattusos-dhe-presidentit-te-napolit

Hysaj “mollë sherri” mes Gattusos dhe presidentit të Napolit.

Disa ditë përpara ndeshjes me Sassuolon, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i kërkoi trajnerit Gennaro Gattuso mosaktivizimin e Elseid Hysajt si titullar meqë ky i fundit në verë do të largohet.

Por trajneri italian nuk e dëgjoi dhe hodhi si titullar përsëri shkodranin ndaj Sassuolos në fushën e lojës së bashku me mbrojtësin tjetër, Maksimovic, për të cilin presidenti gjithashtu kërkoi të mos aktivizohej, pasi do të largohet në verë.

Ishte pikërisht Hysaj ai që shkaktoi penalltinë tek goli i parë i Sassuolos dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, De Laurentis është shfaqur i mërzitur me Gattuson, që nuk ia dëgjoi fjalën.

E ardhmja e Gattusos mbetet ende e paqartë, ndërsa largimi i tij në verë sipas të gjitha gjasave pritet të ndodhë.

Të ngjajshme

Bullgari – Zvicër, Xhaka e Shaqiri nga minuta e parë

albswiss.com

Këto janë rezultatet e ndeshjeve në pjesën e parë të EL

albswiss.com

Manchester City nënshkruan me yllin e madh

albswiss.com