Igli Tare është një nga Drejtorët Sportiv më të vlerësuar, jo vetëm në Serie A por në të gjithë futbollin evropian.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka arritur ta bëjë Lazion një skuadër shumë të fortë duke transferuar lojtar me kosto të ulët.
“Calcio Mercato” shkruan se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka shprehur interesimin e tij për ta marrë afër vetës në Torino, transmeton Indeksonline.
Numri një i Zonjës së Vjetër kohët e fundit ka revolucionarizuar strukturën menaxhuese të zonës sportive të Juventusit me lamtumirën e Paratici.
Pëlqimi për Tare, megjithatë, ka rrënjë të largëta dhe nuk është shuar as shtyrë nga këshilltarët e tij më të afërt.
Tare ka qenë me Lazion që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit nga klubi nga Roma disa herë në vitet e fundit.
Kontrata e tij aktuale do të përfundojë më 30 qershor 2023 , dhe pak më shumë se një vit e gjysmë nga përfundimi, interesi i Juves mund ta bind të largohet më herët.