Alb'swiss TV
Lajme

I vdes gruaja në mëngjes nga koronavirusi, llapjani del për të votuar: I gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin

i-vdes-gruaja-ne-mengjes-nga-koronavirusi,-llapjani-del-per-te-votuar:-i-gjalli-me-te-gjallin-e-i-vdekuri-me-te-vdekurin

Llapjani del për të votuar, ndonëse gruaja i vdiq në mëngjes nga COVID-19.

Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Në një prononvim për RTV Dukagjinin, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.

“Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca.

Të ngjajshme

Bukoshi pas arrestimit të Thaçit e Veselit: S’dua të ndahem nga kjo botë pa e parë Serbinë të gjunjëzuar

albswiss.com

Ka rënie të numrit të pacientëve me koronavirus të shtrirë në spitale e QKUK

albswiss.com

“Bideni do të punojë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë”

albswiss.com