fbpx
-8.3 C
Geneva
Sunday, December 1, 2024

Ibrahimoviqi do të luajë kundër Kosovës

Zlatan Ibrahimoviq do të kthehet me Përfaqësuesen e Suedisë këtë muaj, pesë vjet pas paraqitjes së tij të fundit me suedezët.

39-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola, nuk ka luajtur me shtetin e tij që prej Evropianit të vitit 2016.

Por, forma e tij fantastike me Milanin këtë sezon, ka bërë që ai të kthehet në skenën ndërkombëtare, me përfaqësuesen suedeze.

“FotbollDirekt” ka njoftuar se ai do të thirret për ndeshjet kualifikuese kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, dhe kundër Estonisë në miqësore po ashtu.

Ai pritet që t’i prijë sulmit të Suedisë për Evropianin 2020, që është shtyrë për verën e këtij viti.

Ibrahimoviqi ka shënuar 14 gola në edicionin e sivjetmë në Serie A, ndërsa është ende në garë për ta fituar titullin në Itali.

Sulmuesi suedez u takua në muajin nëntor me selektorin e Suedisë, Janne Andersson, për të diskutuar për rikthimin e tij me Suedinë. Lajmi pritet të konfirmohet më 16 mars.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img