Alb'swiss TV
Sport

Infektohet me koronavirus lojtari i Kombëtares së Kosovës

infektohet-me-koronavirus-lojtari-i-kombetares-se-kosoves

Betim Fazliji ka dalë pozitiv në COVID-19.

Mbrojtësi i afruar së fundi te Kombëtarja e Kosovës, Betim Fazliji, është prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e St Gallen.

Së bashku me Fazlijin, pozitiv ka dalë edhe shoku i tij i skuadrës, Lukas Watkowiak.

Të dy thuhet se ishin ankuar më parë për simptoma të lehta. Meqenëse lojtarët kanë qenë vazhdimisht pozitivë në ditët e fundit te FC St.Gallern, mjeku i kantonit St. Gallen ka dërguar ekipin dhe stafin në karantinë deri më 1 dhjetor. Fazliji dhe Watkowiak janë të izoluar për dhjetë ditë.

Ndeshja e parë për të dielën mes St Gallen dhe Zurich është shtyrë.

Të ngjajshme

Lajm i keq për Interin, ylli i skuadrës pozitiv me Covid-19

albswiss.com

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid

albswiss.com

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Moldavi

albswiss.com