Alb'swiss TV
Lajme

Infermierja nga Gjakova vdes nga koronavirusi tri ditë para pensionimi

infermierja-nga-gjakova-vdes-nga-koronavirusi-tri-dite-para-pensionimi

Infermierja nga Gjakova humbi jetën nga koronavirusi tre ditë para pensionimit.

Ka humbur jetën infermierja Vjollca Berisha nga Gjakova. Ajo punonte prej 45 vjetësh në spitalin e përgjithshëm të këtij qyteti.

Drejtori i Spitalit Hilmi Shala ka dhënë detaje për rastin.

“Ajo ka punuar deri në ditët e fundit në spital duke u kujdesur për pacientët edhe pse ishte në moshë, edhe dy ditë kishte me dalë në pension. Vazhdimisht ka punuar deri në ditën që është infektuar. Ka 10 ditë që ishte e hospitalizuar. Mjekët kanë bërë të pamundurën por fati deshi që ta humbë luftën më Covid-19”, tha Shala.

“Ka qenë infermiere e dalluar, ka qenë një mësuese për gjeneratat e reja”, shtoi ai.

Ai ka treguar se deri më tani nga kjo komunë katër persona nga personeli shëndetësor kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Ky është rasti i katër në komunën e Gjakovës që humbim personel shëndetësor, tre janë nga spitali i Gjakovës dhe drejtori i qendrës së Mjekësisë Familjare e kanë humb betejën. Kjo është një fakt, një dëshmi që punëtorët shëndetësorë, stafi mbështetës janë duke e bëre të pamundurën që pacientëve tu vie në ndihmë”, tha ai për RTVD.

Të ngjajshme

Ja si duket shtatorja e Ibrahim Rugovës e përuruar sot

albswiss.com

Kjo lagje e Prishtinës nesër mbetët pa ujë shkaku i punimeve

albswiss.com

Qeveria nuk e do ‘ndihmën’ e Vuçiqit për vaksinën anti-COVID

albswiss.com