Inter nuk gabon, në fund siguron fitorën kundër Torinos – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Inter nuk gabon, në fund siguron fitorën kundër Torinos

inter-nuk-gabon,-ne-fund-siguron-fitoren-kunder-torinos

Lautaro shpëton Interin, ia siguron fitoren ndaj Torinos.

Interi ka triumfuar ndaj Torinos me rezultat 1:2 në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tre sosh.

Fillimisht Lautaro u pengua në zonë, ndërsa Lukaku shënoi nga 11-metërshi në minutën e 62-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Torino u kundërpërgjigj nëpërmjet Sanabrias tetë minuta më pas.

Në minutën e 85-të, Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhënë fitoren zikaltërve.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjajshme

Mos u largoni nga televizori, sonte na presion këto dy super ndeshje

albswiss.com

Klubi i Serie A kontakton agjentin e Gattusos

albswiss.com

Ramos: Nuk shkoj te Barcelona as për 70 milionë euro në sezon

albswiss.com