Alb'swiss TV
Sport

Inter shumë pran yllit të Genoas

inter-shume-pran-yllit-te-genoas

Interi do të përpiqet të nënshkruajë me Nicolo Rovellan.

Interi e ka bërë prioritet transferimin e Nicolo Rovellas për afatin kalimtar dimëror – bën të ditur Corriere Dello Sport.

Mesfushori i Genoas do të bëhet lojtar i lirë në verën e ardhshëm, ashtu që në janar do të mund të nisë negociatat me klubet e interesuara për të arritur parakontratë, në mënyrë që gjatë verës të transferohet me parametrat zero.

Nerazzurrët janë të interesuar që të nënshkruajnë me 18-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë si pjesë të planeve të mesfushës për të ardhmen.

Pas nënshkrimit eventual të kontratës, Interi pritet ta kthejë lojtarin te Genoa në formë huazimi, në mënyrë që ta vazhdojë zhvillimin si futbollist.

Rovella, i cili përfaqëson Italinë U-21, rrjedh nga Akademia e futbollit të Genoas.

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare Prishtina- Drita për trofeun e Superkupës

albswiss.com

Ndeshja përmbyllëse e vitit 2020, ‘dështon’ Liverpooli

albswiss.com

Këta janë lojtarët më meritorë në fitorën e mbrëmbshme të Milanit

albswiss.com