Inter transferon yllin e La Ligas për 30 milionë euro – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Inter transferon yllin e La Ligas për 30 milionë euro

inter-transferon-yllin-e-la-ligas-per-30-milione-euro

Një bomber për Conten: Inter transferon yllin e La Ligas për 30 milionë euro.

Beppe Marotta ka gjetur bomberin e rradhës për Antonio Conten.

Inter është në krye të Serie A, ndërsa më meritorë për këtë rezultat të ‘Neroaxurëve’ janë Lautaro dhe Lukaku.

Dyshja ka shënuar 30 gola sëbashku në Serie A, mirëpo drejtuesit kanë nisur kërkimin për një zëvendësues ideal.

Pinamonti dhe Sanchez nuk kanë arritur të bindin drejtuesit dhe ‘Neroaxurët’ janë në kërkim të një bomberi të tretë.

Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Interit, është sulmuesi i Sevillas En-Nesyri.

Marokeni ka shënuar 17 gola këtë sezon për Sevillan dhe Marotta e sheh si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Inter do të duhet të paguaj 30 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Vidal, për ta ulur koston.

Të ngjajshme

Milan po e transferon yllin e Atalantas

albswiss.com

Zidane fton këta lojtarë në ndeshjen kundër Liverpool

albswiss.com

Milan zmbrapset për Donnarumman

albswiss.com