Alb'swiss TV
Sport

Interi e mbyll vitin 2020 me fitore

interi-e-mbyll-vitin-2020-me-fitore

Interi e mbylli vitin 2020 me fitore, rrëmbeu kreun në Serie A.

Skuadra e Interit e ka mbyllur vitin 2020 me fitore, duke e mposhtur 2-1 në udhëtim Hellas Veronën. Tani ka rrëmbyer përkohësisht kreun në Serie A.

Interi i Contes me një vazhdimësi të frikshme në Serinë A. Zikaltrit siguruan fitoren e shtatë radhazi në kampionat, teksa iu imponuan 1-2 Veronës në “Bentegodi”, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Një sukses ndoshta pa shumë shkëlqim për ekipin e Contes, që më shumë se për spektaklin në fushë po mendon për pikët.

Gjatë pjesës së parë rastet ishin me pikatore dhe momenti që mund të veçohet është ai i minutës së 36-të, kur Marco Silvestri i mohoi golin Lautaro Martinezit.

Gjithsesi, sulmuesi argjentinas do ta gjente rrjetën në minutën e 52-të, pas harkimit Achraf Hakimit nga e djathta.

Për t’i stresuar tifozët zikaltër mendoi portieri Handanovic, që gaboi rëndë në kontrollin e tipit në minutën e 63-të, duke i dhënë mundësinë 19-vjeçarit serb, Ivan Ilicit, të shtynte topin për në rrjetë, për golin e 1-1.

Skuadra e Contes e ruajti qetësinë pas këtij momenti dhe gradualisht ushtroi presion në gjysmëfushën e Veronës, derisa gjeti golin e dytë me mbrojtësin Skriniar, i cili arriti të godiste saktë me kokë, duke e lënë të palëvizur portierin Silvestri.

Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt Dimarco rrezikoi portën e ziklatërve me një goditje të lirë, me topin që shkoi pak centimetra mbi traversë, gjithsesi në minutat e mbetura skuadra e Contes e kontrolloi lojën, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme që e ngjit, qoftë përkohësisht në vendin e parë me 33 pikë.

Të ngjajshme

Napoli transferon një lojtar të ri në skuadër

albswiss.com

Conte zbulon një të vërtetë që asnjëherë nuk u bë zyrtare

albswiss.com

Chelsea – Aston Villa, formacionet zyrtar

albswiss.com