Interi e zgjedh pasardhësin e Handanovicit.
“Nerazzurri” e kanë gjetur tashmë pasardhësin ideal të portierit aktual, Samir Handanovic.
Ai është Mattia Perin.
Interi e ka gjetur tashmë portierin e ri.
“Nerazzurri” deri tash ishin në kërkim të pasardhësit të Samir Handanovicit, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.
Dhe, portali “InterLive” raporton se lideri i Serie A ia ka mësyrë portierit Mattia Perin.
Aktualisht, 28 vjeçari është i huazuar në Genoa nga Juventusi.
“Bianconeri” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin përfaqësuesin italian.
Interi nga ana e tij po mendon ta ofrojë mesfushorin ofanziv Matias Vecino në këmbim te portierit.
Perin ka shkëlqyer në sezonet e fundit në futbollin italian.