Alb'swiss TV
Sport

Interi i ofron këtë lojtar për Granit Xhakën

interi-i-ofron-kete-lojtar-per-granit-xhaken

Interi e ofron Eriksenin për Granit Xhakën.

Interi është i gatshëm ta ofrojë yllin e skuadrës së vet, Christian Eriksen, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Arsenalin për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, sipas mediave italiane.

Mesfushori danez Eriksen nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pritet të largohet në janar.
Xhaka – kapiteni i Kombëtares së Zvicrës – shihet si zëvendësues i tij, sipas Tuttosport.

As Xhaka nuk është duke kaluar çaste të mira në Arsenal, ku është cak i kritikave të mëdha për formën e tmerrshme të topçinjve në Premierligë.

Prandaj, kalimi i tij në Inter dhe i Eriksenit në Arsenal mund të ndodhë në janar nëse palët gjejë ujdi shkëmbimi.

Por Interi është i interesuar edhe për Leonardo Paredes dhe mund të ndodhë që t’ia ofrojë PSG-së danezin për shërbimet e tij.

Të ngjajshme

Inter- Di Maria, vjen lajmi i madh

albswiss.com

Ҫfarë po ndodh kështu me Griezmannin?

albswiss.com

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid

albswiss.com