Alb'swiss TV
Lajme

Isa Mustafa lajmërohet: LDK nga zgjedhjet del edhe më e fuqishme

isa-mustafa-lajmerohet:-ldk-nga-zgjedhjet-del-edhe-me-e-fuqishme

Lajmërohet Isa Mustafa: LDK nga zgjedhjet del edhe më e fuqishme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 31-vjetorin e krijimit të partisë në të cilën ai udhëheq ka shkruar për situatën politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook Mustafa thotë se Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

“LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, thotë ai.

“LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë i njejti.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ju uron anëtarësisë përvjetorin e themelimit të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu drejtohet anëtarësisë me këtë komunikatë:

“Të nderuara struktura të LDK-së, anëtarë, aktivistë dhe ju simpatizantë,
Urime të gjithë juve dhe qytetarëve të Kosovës dita e themelimit të partisë së parë me vlera demokratike dhe orientim perëndimor.

Themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë, një grup intelektualësh më 23 dhjetor të vitit 1989 në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Prishtinë vendosën të themelonin lëvizjen, partinë e cila do të bëhej boshti kryesor rreth së cilës zhvilloheshin të gjitha proceset historike për Kosovën. Ajo ishte partia e parë që bëri bazat e pluralizmit politik jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Në krye të kësaj partie që nga themelimi e deri në vdekje, ishte shkrimtari, studiuesi i letërsisë, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Për gjatë këtyre tre dekadave Lidhja Demokratike e Kosovës ishte komponentja që vizionin dhe qëllimin e saj kryesor dikur kishte trinomin liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa sot forcimin dhe zhvillimin e vendit.

LDK-ja si parti e qendrës së djathtë, anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe partia kryesore në politik bërjen kosovare është angazhuar pa ndalur për shtet ndërtim dhe konsolidimin e demokracisë së brendshme. Proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga okupimi serb, liria, shpallja e pavarësisë dhe tashmë sfidat e forcimit të shtetit janë pa shmangshëm të lidhura ngushtë me LDK-në.

Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar.

LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës,
Zoti e bekoftë LDK-në.”

LDK – Zyra për Informim

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se Driton Selmanaj i provokoi sot në Kuvend

albswiss.com

Si pritet të jetë moti në dy ditët në vijim në Kosovë

albswiss.com

Daut Haradinaj nuk e cilëson si emocional, fjalimin e Jakup Krasniqit

albswiss.com