Alb'swiss TV
Lajme

Isa Mustafa thërret mbledhje urgjente të kryesisë, pas humbjes së LDK-së në Poduujevë

isa-mustafa-therret-mbledhje-urgjente-te-kryesise,-pas-humbjes-se-ldk-se-ne-poduujeve

Humbja e LDK-së në Podujevë, Isa Mustafa thërret mbledhje urgjente të kryesisë.

Një ditë pas humbjes së bastionit kryesor, do të mblidhen fytyrat kyçe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takim me kreun e këtij subjekti, Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë, merr vesh T7.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

“LDK-ja ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”, tha Mustafa.

Të ngjajshme

Nis me përplasje në Komision raportimi i Agim Veliut me deputeten e LVV-së.

albswiss.com

Në natën e Vitit të Ri, Enver Hoxhaj viziton familjen e Kadri Veselit

albswiss.com

Policia gjobit 592 persona që nuk respektuan Ligjin për COVID-19

albswiss.com