fbpx
5.9 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Ishte i pranishëm edhe Messi, Laporta konfirmohet zyrtarisht president i Barcelonës

Laporta konfirmohet zyrtarisht president i Barcelonës, ishte i pranishëm edhe Messi.

Barcelona rrezikoi shumë të anulonte zgjedhjet për president dhe të niste gjithçka nga fillimi.

Joan Laporta duhet të siguronte garancinë pasurore prej 15% të buxhetit vjetor të klubit, saktësisht 124.6 milionë euro.

Një shumë e madhe për ekonominë e Laportas, i cili rrezikoi shumë të mos gjente paratë e duhura.

Në fund frika ka përfunduar dhe Laporta ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar këtë fond. Gjithçka ndodhi ditën e djeshme, kur duheshin edhe 75 milionë euro.

Në fund ai gjeti akordin me fondin Audax dhe arriti të plotësojë shumën e kërkuar, pa të cilën nuk mund të bëhej zyrtarisht president i Barçës.

I pranishëm në Camp Nou në inaugurimin e Laportës si president, ishte edhe Leo Messi, bashkë me disa shokë të tjerë të skuadrës.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img