fbpx
4.3 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Januzaj e siguron ftesën në Kombëtaren e Belgjikës falë paraqitjeve të mira

Paraqitjet e mira ia sigurojnë ftesën.

Kombëtarja e Belgjikës ka ftuar për eliminatoret e botërorit ‘’Katar 2022’’, sulmuesin shqiptar, Adnan Januzaj.

26-vjeçari i cili luan për skuadrën e Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit, ka qenë dhe më parë pjesë e kombëtares belge në vitin 2014, i cili cilësohej si një ndër talentet më të mëdhenj në Europë dhe luante për gjigandët anglez të Manchester United.

Aktualisht, Januzaj po kalon formë të mirë te klubi spanjoll, me ç’rast edhe ka pranuar ftesë nga Kombëtarja e Belgjikës.

Hera e fundit kur Januzaj u ftua nga Belgjika ishte për ndeshjet e tetorit të vitit 2019 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, megjithatë ai nuk shijoi asnjë minutë duke mbetur në stol.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img