fbpx
-20.9 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Jepni

Nëso doni të shihni gjëra të bukura Jepni njerëzve një imazh pozitiv të tyre
Mos i kërkoni vetëm dobësitë që i kanë
Ato nuk i ndihmojnë askujt.
Nëse doni të ndjeni gjëra të mira
Jepni emër edhe veprave më të vogla
Mos kërkoni pleshta gjithëandej ku është mjerim
« Se nuk ka shtëpi pa tym e pa jedhnim »!
Nëse doni të ju duan për atë që jeni
Kërko të metat e tjetrit në vetën tuaj
Mos tento të ngjashë në Merilyn Monroen
Shumëçka e bukur fshihet edhe në ty
E jo të gjitha vlerat shihen me sy.
Nëse dëshiron të marrësh atë që don
Jep atë që ke edhe kur askush nuk pret nga ti
Mos u anko se jeta është e padrejtë me ty
Nëse ti nuk i rrinë vertikal stuhive të saj.
Nëse don të arrish qëllimet e mira
Mësohu të vallëzosh edhe nëpër shi.
Nëse ai ka mundur të ecë përkrah të mirëve
Këtë do t’mundesh ta bëshë edhe ti!
Jepni
nga vetja juaj!
MLH

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img