Alb'swiss TV
Sport

Juventus dhe Barcelona në ‘luftë’ për këtë lojtar

juventus-dhe-barcelona-ne-‘lufte’-per-kete-lojtar

Juventus do të luftojë me Barcelonën për shërbimet e Depay.

Sulmuesi holandez, Memphis Depay, është një nga emrat më të përfolur para afatit kalimtar të dimrit, pasi që kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe që nga janari ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera.

Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e holandezit edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por që nuk arriti të transferonte për shkak të çmimit të lartë.

Kohëve të fundit edhe Juventus i është bashkuar garës për shërbimet e Depayt, pasi që trajneri Andrea Pirlo e dëshiron holandezin në janar dhe e sheh si një opsion me kosto më të ulët dhe i denjë për gjysmën e dytë të sezonit.

Por, Ronald Koeman dëshiron ende që të sjellë bashkatdhetarin e tij në Barcelonë, pavarësisht problemeve ekonomike nëpër të cilat është duke kaluar klubi.

Skuadra franceze Lyon është në dijeni që mund ta humbë falas sulmuesin e tyre në verë, prandaj mund të bëjnë lëvizje dhe të përfitojnë para në afatin kalimtar të janarit.

Të ngjajshme

Skuadra e njohur dërgohet në izolim, anulohet ndeshja

albswiss.com

Suarez hyn në historinë e La Ligas, arrin shifrën e 200 paraqitjeve

albswiss.com

Dalin detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin

albswiss.com