Eleminimi nga Porto: Juventus nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës.
Për të tretin vit rradhazi Juventus u eleminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/16.
Biankonerët u eleminuan të martën nga Porto dhe Agnelli do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.
Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, raporton se De Ligt, Kulusevski, Chisea, Bentancur, Arthur dhe McKennie do të mbeten në klub.
E ardhmja e futbollistëve të tjerë është në pikëpyetje, ndërsa dy yje që do të largohen në verë janë Aaron Ramsey dhe Alex Sandro.
Në sulm gjithashtu priten ndryshime të mëdha, pasiqë Ronaldo dhe Dybala janë në prag të largimit.