Juventusi i nis planet për rindërtimin e skuadrës, çka po ndodh me Ronaldon? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Juventusi i nis planet për rindërtimin e skuadrës, çka po ndodh me Ronaldon?

juventusi-i-nis-planet-per-rindertimin-e-skuadres,-cka-po-ndodh-me-ronaldon?

Juventusi është duke bërë plane ta rindërtojë ekipin, pas dështimit të radhës në Ligën e Kampionëve, dhe do të bisedojë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij në klub.

E ardhmja e superyllit portugez në Juventus është në dyshim tani, sipas mediave italiane, pasi bardhezinjtë kanë dështuar ta kalojnë qoftë çerekfinalen në tri sezonet e fundit, transmeton Express.

36-vjeçari i ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe marrëveshja e tanishme me klubin i mbaron në verën e vitit 2022.

Gazetari i respektueshëm italian Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Juventusit do të ulën me Ronaldon për të biseduar për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid do të largohet një vit më herët.

La Gazzetta dello Sport raporton se Cristiano mund të mos jetë i lumtur, por e di se nuk e ka të lehtë ta gjejë një klub që mund t’i garantojë pagë të njëjtë.

Romano raporton se plani i Juventusit është ta ndërtojë ekipin përreth lojtarëve si Weston McKennie, Federico Chiesa, Matthijs de Ligt dhe Wojciech Szczesny.

Të ngjajshme

Anglia do të qëndrojë vetëm 24 orë në Shqipëri, a e dini pse?

albswiss.com

Krahasimi i vlerës së Kosovës me të Suedisë

albswiss.com

Porto – Chelsea, formacionet zyrtare

albswiss.com