Juventusi ia “kthen shpinën”, Ronaldo po largohet nga Evropa! – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Juventusi ia “kthen shpinën”, Ronaldo po largohet nga Evropa!

juventusi-ia-“kthen-shpinen”,-ronaldo-po-largohet-nga-evropa!

Po, verën që po vjen, nuk përjashtohet mundësia që Cristiano Ronaldo të largohet nga Evropa, ndoshta mund të shkojë në Amerikë për të luajtur në MLS.

CR7 është vërshuar nga kritikat pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Goditjen e radhës atij ia ka dhënë drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici.

Ai pa hezituar ka thënë se klubi nuk është duke menduar që të rinovojë kontratën me 36-vjeçarin.

I pyetur për spekulimet mbi të ardhmen e Ronaldos pas eliminimit të ‘Zonjës së Vjetër’ nga Liga e Kampionëve të Martën, Paratici tha për Sky Italia: “Për fat të mirë, i ka mbetur edhe një vit kontratë; ne kemi kohë që përfundimisht ta diskutojmë me të”.

“Le të themi thjesht se nuk është në agjendë tani”. CR7 po luan sezonin e tretë me fanellën e Juves dhe deri më tani ka shënuar 92 gola në 121 paraqitje.

Të ngjajshme

Dhuratë super luksoze, vëllezërit Xhaka e befasojnë babain me një

albswiss.com

Juventus nis ndryshimin e madh, do transferojë yllin e United këtë verë

albswiss.com

E papritur, ylli i Napolit refuzon kontratën e re

albswiss.com