Alb'swiss TV
Showbiz

Ka pesë vite që është themeluar, sa është buxheti vjetor i Gjykatës Speciale?

ka-pese-vite-qe-eshte-themeluar,-sa-eshte-buxheti-vjetor-i-gjykates-speciale?

Dhomat e Specializuara veprojnë me mbështetjen e BE-së dhe shteteve të treta kontribuuese.

Ka pesë vite që është themeluar Gjykata Speciale, që selinë e ka në Hagë.

E tek në vitin 2020 ky insitutcion i drejtësisë ka mbajtur seancat e para.

Para Gjykatësit të Procedurës Paraprake është paraqitur Salih Mustafa, në cilësinë e të akuzuarit.

Ndërsa para gjykatësit Nicolas Guillou kanë dalur edhe krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Por, Nicolas Gillou nuk është gjyqtari i vetëm i kësaj gjykate.

Kjo e fundit udhëhiqet nga kryetarja Ektareina Trëndafillova, ndërsa në regjistrin e kësaj gjykate janë edhe 21 gjykatës të tjerë.

Në kuadër të Dhomave të Specializuara ekziston edhe zyra administrative, që udhëhiqet nga Fidelma Dolman, ndërsa bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë punojnë afro 170 persona.

Aty përfshihen gjyqtarë, prokurorë, hetues e persona të tjerë qe veprojnë me mbështetje të BE-së.

Derisa nuk dihen pagat e gjyqtarëve, prokurorëve e stafit mbështetës, ajo cfarë dihet është buxheti i tërësishëm.

Gjyktata Speciale bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, kanë buxhet vjetor mbi 45 milionë euro.

Këtë për T7 e kanë konfirmuar vet Dhomat e Specializuara.

Buxheti i aprovuar për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Specialist që mbulon periudhën nga qershori 2020 deri në qershor 2021 është 45,045,000

Ndërsa këto para nuk paguhen nga taksapaguesit e Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar veprojnë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të treta kontribuese, të cilat përfshijnë Norvegjinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Evropian, gjithashtu ka ndarë një buxhet milionësh për misionin e EULEX-it, për të mbështetur punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.

Të ngjajshme

Po i sfidon vajzat e saj, Nëna e motrave Istrefi shfaqet joshëse në bikini

albswiss.com

Pozon me veshje kombëtare Afrona Dika: Jam lind e rrit në Zvicër, por traditat shqiptare i kam në zemër

albswiss.com

I vdiq nëna, Drita i bëri të gjithë me lot me këto fjalë

albswiss.com