Alb'swiss TV
Lajme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës: Zgjedhjet nuk i ka fituar Bulliqi, i fitoi Albini

kandidati-i-ldk-se-per-kryetar-te-podujeves:-zgjedhjet-nuk-i-ka-fituar-bulliqi,-i-fitoi-albini

Dje në Podujevë janë mbajtur zgjedhjet komunale.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se zgjedhjet e djeshme i ka fituar Albin Kurti dhe jo Shpejtim Bulliqi.

Ai u shprehë se në zgjedhjet e vitit 2021, LDK do të fitoj bindshëm në Podujevë.

“Zgjedhjet nuk i ftoi Shpejtimi, por Albini. Do të rrijmë në zyrë aq sa e parasheh nevoja dhe ligji, pasi duhet t’i kryejmë punët ditore që i kemi në shërbim të qytetarëve, sigurisht derisa të certifikohen rezultatet, pasi duhet pritur votat me kusht dhe nga diaspora, të cilat nuk e ndryshojnë rezultatin”, tha Rudari në Klan Kosova.

“Më pak se një vit që ka mbetur shkon shpejt, do të punojmë shumë, do të bëjmë analizë ku kemi çaluar dhe t’i përmirësojmë ato dhe në zgjedhjet lokale të 2021 të fitojmë prapë bindshëm”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Në Merdare kolona deri në 200 metra

albswiss.com

Tahiri tregon se ҫka do të ndodh nëse nuk pranohet oferta e AAK-së për president

albswiss.com

Ramush Haradinaj e kujton Luanin në ditëlindjen e tij: Për ne mbete përherë 23 vjeç

albswiss.com