Alb'swiss TV
Lajme

Katër persona të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan

kater-persona-te-lenduar-ne-nje-aksident-te-rende-ne-rrugen-prishtine-gjilan

Aksidentohen katër vetura në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona.

Policia ka marrë informatën se rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, respektivisht në afërsi të fshatit Slivovë .

“Njësitë e trafikut rajonal menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është parë që në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra.

Për të ofruar ndihmën mjekësore për të lënduarit janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente.

Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në polici për rajonin e Prishtinës.

Të ngjajshme

Riemërimet dhe shkarkimet, si mjet i “kontrollimit” të institucioneve

albswiss.com

Selmanaj kërkon falje publike: Saranda Bogujevci është historia e gjallë e këtij vendi

albswiss.com

kryeministri Hoti nuk ndalet, shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK’së

albswiss.com