Alb'swiss TV
Lajme

Kërkesa të reja nga gastronomët pas masave të reja nga Qeveria

kerkesa-te-reja-nga-gastronomet-pas-masave-te-reja-nga-qeveria

Masa të reja nga Qeveria, kërkesa të reja nga gastronomët.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka mirëpritur një nga vendimet e marra nga masat e reja parandaluese për transmetimin e koroanvirusit, atë të shërbimit ‘delivery’, teksa ka pasur kritika për masat tek komunat me rrezikshmëri të lartë.

Kjo shoqatë, përmes ‘Facebook’-ut, ka thënë se shërbimi “take aëay” pamundësohet, nëse kufizohet lëvizja e qytetarëve.

“Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata kanë kërkuar edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe funksionimin e gastronomisë në një mënyrë, siç thonë ata, më të dinjitetshme, që të lehtësonte gjendjen e rënduar ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës me Nr. 01/51, jemi të njoftuar sa i përket ndryshimit të masave lidhur me luftimin e përhapjes së pandemisë. Sipas këtij vendimi kuptojmë që tani funksionimi i gastronomisë lejohet edhe për një orë më tepër, duke e barazuar orarin e operimit të bizneseve në nivel vendi deri në ora 20:00 (një ndihmesë që nuk është për t’u lavdëruar).

Gjithsesi i gëzohemi faktit që përfundimisht tanimë shërbimet “delivery” apo “porosi me dërgesë” lejohen në të gjitha komunat, pa përjashtime. Kjo vjen si pasojë e një fushate dhe lobimi të palodhur të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës për të përkrahur me legjitimitet të plotë përherë sektorin e gastronomisë, pra të bazuar edhe në referenca shkencore, që kontribojnë edhe në ruajtjen e Shëndetit Publik e gjithsesi edhe Shëndetit Ekonomik.

Përjashtimisht dhe veçanërisht, sa i përket kufizimit të lëvizjes së personave fizik në komunat e cilësuara “me rrezik të lartë”, ndikon edhe në përjashtimin e mundësisë së ofrimit të shërbimeve “take aëay” apo “merr me vete”. Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni.

Po të lejohej lëvizja e njerëzve dhe funksionimi i gastronomisë në mënyrë më të dinjitetshme, sidomos me rastin e festave të fundvitit, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, do të lehtësonte sadopak gjendjen e rënduar të sektorit tonë, dhe tërë ekonomisë në mënyrë zingjirore.

Të ngjajshme

Detaje nga Specialja në lidhje me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: U arrestuan dhe u dërguan në paraburgim

albswiss.com

Rritja e rasteve me koronavirus, Ministri Zemaj paralajmëron masa të reja

albswiss.com

Këshilltari i Hotit thotë se është i gatshëm që ta marrë i pari dhe para kamerave vaksinën anti-Covid

albswiss.com