Trajneri i Milanit, Stefano Pioli kërkoi falje për reagimin e tij pas eliminimit në Evropa Ligë nga Manchester United.
Trajneri i Rossonerëve shpjegoi se ishte i zemëruar me ndihmësin e Solskjaer, Kieran McKenna, pas humbjes 1-0 ndaj United në San Siro.
Milan u eliminua me rezultat 2-1 në total, pasi barazimi i Simon Kjaer në Old Trafford nuk ishte i mjaftueshëm për të parë ‘Rossonerët” në çerekfinale.
Ansa shkruan se Pioli ishte i bezdisur me McKenna, i cili e mbajti topin disa herë gjatë gjuajtjeve, duke humbur kohë të çmuar gjatë lojës.
Por trajneri i Rossonerëve kërkoi falje për reagimin e tij pas ndeshjes, kur ai iu drejtua ndihmësit të Solskjaer me fjalë mosrespektuese.
“Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më,” i tha Pioli agjencisë së lajmeve ANSA.
“Unë e urova Solskjaer, isha i zemëruar me ndihmësin e tij” – shpjegoi Pioli.