Alb'swiss TV
Lajme

Këta janë 49 zëvendësministrat e Avdullah Hotit

keta-jane-49-zevendesministrat-e-avdullah-hotit

Ja kush janë 49 zëvendësministrat e Avdullaj Hotit.

Si pjesë e opozitës Avdullah Hoti ishte mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numër të madh të zëvendësministrave. Atë kohë Hoti pohonte se Qeveria “Haradinaj” ka më së shumti zëvendësministra në histori të ekzekutivit.

Tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është po aq i lartë edhe pse në fushatën zgjedhore, partia në të cilën ai bën pjesë premtoi se në çdo ministri do të jenë vetëm nga dy zëvendësministra.

Deri më tani nga Qeveria “Hoti” emëruar 49 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë shifër mirëpo të njëjtit kanë dërguar vetëm një listë me emrin e tyre.

Ministria e Infrastrukturës, ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë gjithësej nga pesë zëvendësministra,

Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.

Me nga tre zëvendësministra janë ministria e Financave, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.

Nga dy zëvendësministra kanë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes, teksa me nga një zëvendësministër funksionojnë ministria e Drejtësisë dhe ministria e Zhvillimit Rajonal, shkruan Gazeta Express.

Madje Hoti tek emërimi i zëvendësministrave nuk ka rrespektuar as kuotën gjinore. Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.

Programi qeverisës i LDK-së në zgjedhjet e fundit parashihte një Qeveri të vogël me vetëm dy zëvendësministra .

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës së LDK që quhej “Beso”.

Në ndërkohë Qeveria “Hoti” në Kuvendin e Kosovës është duke u ballafaquar edhe me mungesë të kuorumit, si dhe me luhatje të vazhdueshme të koalicionit.

Kjo për shkak të temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, si për çështjen e Presidentit, Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e dialogut me Serbinë.

Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës:

1 Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave

2.Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës

3.Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës

4.Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

5.Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

6.Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme

7.Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

8.Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

9.Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

10.Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

11.Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal

12.Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë

13.Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës

14.Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

15.Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

16.Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

17Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18.Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

19.Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

20.Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

21.Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

22.Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

23.Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme

24 Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

25. Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

26. Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–

27. Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave

28. Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

29. Jasmina Jovanovic – ZVM –Ministria e Financave

30. Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

31. Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

32. Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal

33. Gani Dreshaj – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

34. Muhamedali Mergjollari – ZVM – Ministria e Mbrojtjes

35. Xhavit Zariqi – ZVM – Ministria e Infrastrukturës

36. Erxhan Galushi – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

37. Rexhep Kadriu – ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

38. Qerim Bajrami- ZVM-Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

39. Arbër Grabovci – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

40. Muharrem Nitaj – ZVM- Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

41. Bajram Kastrati – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

42. Halil Matoshi – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit

43. Bahrim Shabani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

44. Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

45. Nehat Ramadani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

46. Sadika Kofrc- ZVM-Ministria e Mbrojtjes

47. Muhamet Gashi- ZvM-Ministria e Infrastrukturës

48. Xhavit Rexhaj- ZvM-Ministria e Arsimit dhe Shkencës

49.Luan Gola-ZvM- Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjajshme

Kancelari austriak: As që vihet në diskutim ndihma austriake për të plagosurit në Ferizaj

albswiss.com

Këtë shtëpi në Istog do të donte ta shihte Donald Trump

albswiss.com

Shihen duke luajtur lojëra fati, gjobë për maskë ndaj 15 personave në Skenderaj

albswiss.com