Alb'swiss TV
Sport

Këta tre yje të Realit mundojnë kundër Interit

keta-tre-yje-te-realit-mundojne-kunder-interit

Reali me mungesa ndaj Interit.

Karim Benzema, Sergio Ramos e Eder Militao janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen me Interin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez dhe mbrojtësi spanjoll janë të lënduar, ndërsa Militao ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Edhe Luka Joviq është jashtë për shkak të COVID-19, ndërsa Federico Valverde e Alvaro Odrizola janë të lënduar.

Gjiganti i La Ligës është i treti në Grupin B me katër pikë, ndërsa Interi është në fund me dy.

Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar Donetsku janë në dy pozitat e para me pesë, respektivisht katër pikë.

Ky është ekipi i plotë i Realit për ndeshjen e së mërkurës:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube.

Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Víctor Chust.

Mesfushorë: Kroos, Modrić, Casemiro, Ødegaard, Isco.

Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr., Mariano Diaz, Rodrygo, Hugo Duro.

Të ngjajshme

Lajmërohet Khabib, tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen

albswiss.com

Pak para ndeshjes me Man United, City konfirmon raste të reja me COVID-19

albswiss.com

Lajme të këqija nga Vedat Muriqi

albswiss.com