Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve të EL, këto janë rezultatet.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të 1/8 në kuadër të Europa League.
Molde ka kapur në befasi skuadrën e Granadas, Jesus Vallejo shënoi autogol min (29’) për ti dhënë avantazhin skuadrës kundërshtare, shkruan lajmi.net.
Granada e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, por tani po rrezikon kualifikimin.
Në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Olympiacosit, skuadrat shkuan në pushime pa gola. Arsenali ka një avantazh prej dy golas të cilin e siguroi në udhëtim në Greqi.
Tottenham Hotspur po has në rezistencë në Kroaci, ku në ndeshjen me Dinamo Zagrebin skuadrat shkuan në pushime pa gola.
Edhe Roma në Ukrainë ka shkuar në pushime me rezultatin pa gola me Shakhtar Donetsk.
Rezultatet e ndeshjeve në pjesën e parë