Alb'swiss TV
Lajme

Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës: Hamamin del i pari

kimete-berisha-i-reagon-isa-mustafes:-hamamin-del-i-pari

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se partia e tij do të dalë e para në zgjedhje.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha i është përgjigjur Mustafës duke i thënë “hamamin del i pari ti”.

Sipas saj, e para në zgjedhje do të dalë Lëvizja Vetëvendosje, derisa si parti e dytë thotë se do të dalë PDK-ja.

Berisha tutje ka drejtuar akuza të rënda në adresë të Mustafës, duke thënë se ai e ka shkatërruar LDK-në.

“Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa. S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë. Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova. Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

LVV, e para.

A është senil a çka është puna e këtij!

Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.

Hamamin del i pari ti.

E para LVV, e dyta PDK.

Bile (për inat) preferoj m’i pa bashkë.

Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.

S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.

Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.

Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’.

As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.

Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.

LDK nuk ekziston më.

P.S. Nejse, ajo Valen’tina (me friz’ beehive) nganjëherë po len fjalë t’mëdha.

Të ngjajshme

Bllokohen vizitorët në Bogë, polica tregon pse po ndodh kjo

albswiss.com

Gruaja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

albswiss.com

Varheyli siguron Hotin se Kosova do ta pranojë vaksinën kundër COVID-19

albswiss.com