Kjo është renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Kjo është renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull

kjo-eshte-renditja-tabelare-pas-javes-se-23-te-ne-superligen-e-kosoves-–-gare-e-ashper-per-titull

Renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës – garë e ashpër për titull.

Ka përfunduar edhe xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, aty ku favoritët bënë punën e tyre.

Drita ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, për t’u rikthyer kështu në pozitën e parë.

Fitore ka marrë edhe Ballkani që triumfoi ndaj Drenicës me vetëm një gol dallim, pasi takimi përfundoi 2-1.

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë edhe në këtë rreth, pasi mposhti Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat komod 2-0.

Fitore të rëndësishme mori edhe Trepça ’89 në udhëtim te Besa me shifrat 2-1.

I vetmi takim që nuk prodhoi fitues ishte ai në mes të Gjilanit dhe Arbërisë që përfundoi me rezultat 1-1.

Të ngjajshme

Kapiteni i Kosovës rrëfehet: Gjykatësi serb i tha babait tim “ik sepse lufta po vjen

albswiss.com

Reali heq dorë nga ylli norvegjez

albswiss.com

Pas pak minutave në fushë, Pogba i shënon Milanit

albswiss.com