Alb'swiss TV
Lajme

Kjo komunë ua shpërndan nga 100 euro 406 nënanve për foshnjet e tyre

kjo-komune-ua-shperndan-nga-100-euro-406-nenanve-per-foshnjet-e-tyre

406 nëna marrin nga 100 euro për foshnjat e tyre në Malishevë.

406 nëna të komunës së Malishevës marrin nga 100 euro për foshnjat e tyre.

Kjo përkrahje financiare u bë me vendimin e komunës së Malishevës derisa u ekzekutuan 40 mijë e 600 euro, njofton Klan Kosova.

Këtë lajm e bëri të ditur drejtori për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka njoftuar sot, se është bërë ekzekutimi i mjeteve për 406 nëna që kanë lindur fëmijë, kryesisht gjatë këtij viti dhe kanë aplikuar për këtë përkrahje.

“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”.

Mazreku ka sqaruar se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Malishevës dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdojë për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit, është herë e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje.

“Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro”.

Të ngjajshme

Kryetarja e KQZ-së pret në takim kryeprokurorin Lumezi

albswiss.com

Kuvendi e kalon në leximin të parë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

admin

Situatë e rënduar në Fushë Kosovë, uji mbulon tërësisht veturat e banorëve

albswiss.com