Klopp mund të largohet nga Liverpool për kombëtaren.
Me The Reds që janë duke kaluar nëpër një krizë rezultatesh, Jurgen Klopp nuk do të ishte aspak çudi në qoftë se do të largohej këtë verë nga Liverpool.
Jurgen Klopp mund të zërë vendin e Joachim Low para botërorit të 2022 përkundër kontratës së tij që skadon në vitin 2024, raporton kështu Bild.
Nga ana tjetër drejtuesit e skuadrës së Liverpool kanë mohuar kategorikisht zërat për largimin e tij gjatë kësaj vere duke i quajtur këto lajme vetëm shpifje dhe asgjë më shumë.