Klubi i madh i Premierligës e kërkon Gattuson – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Klubi i madh i Premierligës e kërkon Gattuson

klubi-i-madh-i-premierliges-e-kerkon-gattuson

Klubi i Premierligës e kërkon Gennaro Gattuson.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është identifikuar si ‘shënjestër’ e klubit të Premierligës, Wolberhampton Wanderes.

E ardhmja e Gattusos shihet larg “Diego Maradonas” dhe sipas Tuttomercatoweb, Wolves janë duke studiuar situatën e tij para sezonit 2021-22.

Ish trajneri i Milanit shihet si ideal për stilin e skuadrës së Premierligës, andaj ndoshta do pranojë ta zëvendësojë Nuno Espirito Santo.

Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetorin e vitit 2019 dhe arriti të fitojë Kupën e Italisë në sezonin e parë, por ky edicion ka qenë e vështirë dhe ka prishur marrëdhëniet me presidentin Aurelio de Laurentiis.

Ndërkohë, Rafael Benitez shihet si favoriti për të qenë trajneri i Napolit.

Të ngjajshme

Ibrahimoviq zbulon përfundimisht a do të qëndroj në Milan

albswiss.com

“Interi e ka fituar titullin në Itali”, deklarata që ka dridhur Serie A

albswiss.com

Haaland në Barcelona, afër zyrtarizimi

albswiss.com