Alb'swiss TV
Lajme

Koci dhe VV thonë se Kurti mund të bëhet deputet

koci-dhe-vv-thone-se-kurti-mund-te-behet-deputet

Ndryshe nga juristët tjerë, Koci dhe VV thonë se Kurti mund të bëhet deputet.

Është hera e parë që rrëzoi një qeveri.

Këtë, Gjykata Kushtetuese e bëri me aktgjykimin ku konstatoi që Avdullah Hoti nuk i kishte 61 vota kur u zgjedh kryeministër.

Mirëpo vëmendje të madhe mori edhe një pikë tjetër në vendimin e Kushtetueses.

Bëhet fjalë për pikën e cila thotë se asnjë person që ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk ka të drejtë të kandidoj në zgjedhje.

Juristë të ndryshëm por edhe vetë ish kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani, komentuan në lidhje me këtë cështje, që sipas mendimit të tyre ky vendim ia pamundëson të garoj edhe Albin Kurti.

Kjo pasi që kreut të LVV-së, në shtator të viti 2018 i ishte vërtetuar një dënim me burgim me kusht.

Por, interpretim krejt tjetër ka avokati Arianit Koci.

Kjo me arsyetimin se është obligim që ndaj liderit të LVV-së, por edhe të tjerëve, të aplikohet ligji më i favorshëm për ta.

Ndërkohë një ditë më parë, vetë Kurti por edhe këshilltari i tij ligjor, Blerim Sallahu, u treguan të matur rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se do presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

Megjithatë, një anëtar i LVV-së në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve, thotë se kjo e fundit nuk ka mundësi që ta interpretojë ndryshe nga ajo se çka deklaron Koci, këtë aktgjykim të Kushtetueses.

Adnan Rrustemi shton se bartës i listës së Lëvizjes në zgjedhjet e ardhshme nacionale pritet që përsëri të jetë Albin Kurti, ndonëse ende ky vendim nuk është marrë në organet e këtij subjekti politik.

Të ngjajshme

Hoti deklarohet për emrimin e shefit të ri të AKI-së

albswiss.com

Mbi një mijë qytetarë dënohen për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

albswiss.com

QKUK jep detaje për 29-vjeçaren shtatzënë që vdiq sot nga koronavirusi

albswiss.com