Milan konfirmon lëndimin e Ibrahimoviqit.
Zlatan Ibrahimovic e ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet pas 10 ditëve, që nënkupton se ai do t’i mungojë Milanit në disa ndeshje të rëndësishme.
Sulmuesi veteran e pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë në fitoren e Milanit 2:1 kundër Romës të dielën në Stadiumin Olimpik.
Ai u zëvendësua kah mesi i pjesës së dytë dhe e la fushën duke çaluar.
Gjendja e tij shëndetësore do të rivlerësohet pas 10 ditëve, pasi ta ketë kompletuar një program të riaftësimit.
Ndërkohë, edhe Hakan Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Udineses, por mund të rikthehet kundër Veronës.
Ndeshjet në të cilat Ibrahimovici do të mungojë:
3 mars – Milan vs Udinese
7 mars – Hellas Verona vs Milan
11 mars – Manchester United vs Milan
14 mars – Milan vs Napoli