Alb'swiss TV
Lajme

Konjufca nuk uroi për fitoren në Llap, nuk u duk në fushatë, nuk qeshi me Kurtin

konjufca-nuk-uroi-per-fitoren-ne-llap,-nuk-u-duk-ne-fushate,-nuk-qeshi-me-kurtin

Glauku nuk uroi për fitoren në Llap, nuk u duk në fushatë, nuk qeshi me Albinin.

Emri i Glauk Konjufcës tashmë është përmendur dy herë nga Albin Kurti në fushatën e tij në Llap – por, vetë Glauk Konjufca ka qenë krejtësisht i heshtur gjatë kësaj periudhe kohore.

Kurti shpjegonte lidhjet e tij farefisnore me z.Konjufca, duke treguar që megjithatë janë kusherinj të afërt. Por, Konjufca lëre që nuk është marrë me këto batuta të kryetarit të tij, por as nuk është parë fare në fushatën e Shpejtim Bulliqit të VV-së në Podujevë, e madje as nuk e ka uruar për fitoren.

Ishte vërejtur një heshtje tjetër të çuditshme të tij gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme pas një deklarate ku problematizonte qëndrimin e shefit të tij se është rrëzuar nga pushteti prej Richard Grenellit, Konjufca kishte mohuar “ftohjen” eventuale me partinë duke e cilësuar heshtjen thjesht si të parëndësishme ndërsa artikullin tendencioz.

Sidoqoftë, Konjufca ka qenë bindshëm politikani i dytë më i votuar në Vetëvendosje me gati 80 mijë vota, gjë që rrit dyshimet edhe për mos-pjesëmarrjen (të paktën ai nuk u duk në të) e tij në garën e fituar në Llap dhe natyrshëm, për çdo aktivitet politik që bën.

Së fundi, para katër orësh, Konjufca ka ndryshuar fotografinë e profilit në Facebook.

Ky artikull nuk ka kurrfarë tendence.

Të ngjajshme

Aksion i madh i Policisë në “Princesha Palace”, dënohen 223 persona

albswiss.com

Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin

albswiss.com

Për një ditë, policia gjobiti 572 qyetarë për mosrespektimin e Ligjit Covid-19

albswiss.com