fbpx
Alb'swiss TV
Zvicër

Konkurs pune – për vitin shkollor 2019/2020

KONKURS
për vitin shkollor 2019/2020
(Të drejtë konkurrimi kanë vetëm kandidatët me lejepune në Zvicër)

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore: Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  • të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
  • të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike:
sherifi­_289@hotmail.com dhe vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër

Buchs, 09. Gusht 2019
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG
Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve

Të ngjajshme

Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur të shpërnguleni në Zvicër

admin

Donte të martohej me një 70-vjeçare, gjykata në Zvicër e bën shqiptarin ‘’të flasë me vete’’

admin

Humb jetën tragjikisht në Gjenevë të Zvicrës djali i dëshmorit Blerim Zuqaku nga Vushtrria

admin

Leave a Comment