Alb'swiss TV
Lajme

Koronavirusi pamundëson kryerjen e operacioneve në QKUK, ankohen pacientët

koronavirusi-pamundeson-kryerjen-e-operacioneve-ne-qkuk,-ankohen-pacientet

Për shkak të pandemisë nuk po kryhen operacione në QKUK.

Një paciente e cila duhej të operohej sot, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, nuk arriti të hyjë në sallën e operacionin, kjo për faktin së nuk kishte anesteziolog.

Familjarët e pacientes kanë thënë për lajmi.net se në ora 7 të mëngjesit është dashur të futje në operacion, por nuk e kanë marrë.

“Që nga ora shtat e mëngjesit ka pasur që të futet në operacion, mirëpo ende nuk e kanë marrë në dorë, po thonë që nuk ka anesteziolog”, kanë thënë familjarët.
Ndërsa, nga SHSKUK kanë thënë për lajmi. net se në QKUK dhe njësitë e tjera kryhen vetëm rastet urgjente, bazuar në vendimin e Komitetit për menaxhim të situatës me Covid-19.

“Bazuar në vendimin e Komitetit të SHSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid, në QKUK dhe njësitë e tjera kryhen vetëm rastet urgjente, emergjente dhe rastet e karcinomave dhe jo rastet selektive”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK.

Ata thonë se ky vendim do të vlejë deri në një vendim tjetër.

Po ashtu nga SHSKUK, thonë se anesteziologët kanë reaguar dhe janë përgjigjur në të gjitha rastet urgjente dhe emergjente.

Ndërkohë, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të anesteziologëve.

Ndryshe, anesteziologët në kujdesin e përgjithshëm intensiv, trajtojnë edhe pacientë e sëmurë në gjendje kritike (të operuar dhe jo të operuar), të cilët kanë çrregullim të rëndë të funksioneve vitale dhe kanë nevojë për trajtim të veçantë.

Të ngjajshme

Flamuri i Kosovës në gjendje të mjerueshme, Kyvendi jep sqarim

albswiss.com

Ministri Zemaj harron ndërtimin e dy spitaleve për COVID, thotë se klinikat janë mbushur me pacientë

albswiss.com

Infektologu thotë se janë mbi 400 mijë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

albswiss.com