fbpx
1.9 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Kosova U21 publikon listën për miqësoren me Katarin, ka goxha befasi

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees ka publikuar të hënën listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do t’i luajë këtë muaj kundër Katarit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në listën e tij, Nees ka përfshirë 25 futbollistëve. Miqësoret kundër Katarit do të zhvillohen në Doha, më 26 dhe 29 mars kurse Kosova do të niset në mbrëmjen e datës 21 mars. Në njoftimin e FFK-së, thuhet se këto dy miqësore me Katarin, do ti shërbejnë përzgjedhësit Nees për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, që luhet më 8 qershor në Prishtinë.

Në listën e përzgjedhësit Nees, i cili do të debutojë në këtë post, janë përfshirë portierët David Nreca Bisinger, Agron Kolaj, Leo Besson;

mbrojtësit Florian Hoxha, Leard Sadriu, Edvin Kurtulush, Valon Zumbeti, Leonat Vitija, Albion Pllana, Bujar Pllana, Simon Loshi, Melos Bajrami;

mesfushorë Arlind Shabani, Altin Kryeziu, Endrit Morina, Qëndrim Zyba, Adrion Pajaziti, Rilind Hetemi, Valmir Veliu, Altin Zeqiri, Dion Berisha;

sulmuesit Rilind Novokazi, Arian Kastrati, Veton Tusha, Mark Marleku.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img