Alb'swiss TV
Lajme

KRU “Prishtina” tregon se nesër kjo lagje në Prishtinë do të mbetet pa ujë

kru-“prishtina”-tregon-se-neser-kjo-lagje-ne-prishtine-do-te-mbetet-pa-uje

Kompania e Ujësjellësit tregon se nesër një lagje e Prishtinës do të mbetet pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se nesër në rrugën ” Llapi” në Prishtinë do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Ky projekt sipas tyre është i financuar nga KRUP dhe Komuna e Prishtinës.

“Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm”.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ” Bajram Bahtiri ” dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, thuhet në njoftimin e KRUP.

Të ngjajshme

Kur do të merret vendimi për hapjen e konvikteve?

albswiss.com

‘Diçka po zihet’, Thaçi takohet me Veselin e PDK-së dhe Haradinajn e AAK-së

albswiss.com

Milaim Zeka paralajmëron arrestime tjera nga Specialja këtë fundjavë

albswiss.com